Aksident me fatalitet në Devë të Gjakovës, humb jetën një i ri

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.08.2025, 23:06

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Devë të komunës së Gjakovës.

Si pasojë e përplasjes mes një veture dhe një motoçiklete, një person ka humbur jetën, pasi nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve.

Bëhet fjalë për Vigan Hajdaraj, rreth 25-vjeçar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënsja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ku njoftoi se vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion mjeko-ligjor, ndërsa drejtuesi i automjetit është ndaluar për 48 orë.

“Sot, rreth orës 13:40, është raportuar për një aksident trafiku në fshatin Devë, Komuna e Gjakovës, ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.

Si pasojë e aksidentit, një person i gjinisë mashkull, i moshës madhore, ka humbur jetën. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje.

Njësitet policore kanë ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme hetimore. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion mjeko-ligjor, ndërsa drejtuesi i automjetit është ndaluar për 48 orë.”, tha Krasniqi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit