Gjendet i vdekur një burrë në shtëpinë e tij në Ferizaj, policia po e heton rastin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.08.2025, 11:50

Një burrë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në rrugën “Zenun Beqa” në Ferizaj , ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 14:30 dhe në vendngjarje ka shkuar edhe ekipi mjekësor që e ka konstatuar vdekjen.

Trupi i tij është dërguar në obduksion, ndërsa policia tha se po e heton vdekjen.

“HETIM MBI VDEKJEN – Rr. Zenun Beqa, Ferizaj 15.08.2025 – 14:30. Është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit