Nga gomonia në rrugë duke shitur kokainë, Daily Mail publikon historinë e trafikantit Elvis Zoto

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 16.08.2025, 11:00

Elvis Zoto, 22 vjeç, i cili hyri ilegalisht në Britaninë e Madhe me gomone në qershor 2022, do të deportohet drejt Shqipërisë, tre vite pas mbërritjes së tij. Gjykata e Lartë britanike ka rrëzuar apelimin e tij dhe ka miratuar vendimin e dëbimit, pavarësisht përpjekjeve për ta vonuar procedurën përmes kërkesave për azil.

Zoto nuk e fshehu kurrë udhëtimin e tij të paligjshëm, madje publikoi në rrjetet sociale pamje nga kalimi i Kanalit dhe formularin e regjistrimit pranë Ministrisë së Brendshme. Ai pranoi hapur se kishte paguar një kontrabandist dhe e përshkroi udhëtimin si “të lehtë”. Fillimisht u strehua në një hotel me katër yje në Basingstoke, por u arratis nga dritarja pas vetëm dy ditësh, duke e lënë Ministrinë e Brendshme pa asnjë mundësi kontakti, edhe pse kishte numrin e tij të telefonit.

Në nëntor 2023, ai u arrestua nga Policia e Essex gjatë një kontrolli, ku iu gjet kokainë e pastër për trafikim. U dënua me 2 vite e 9 muaj burg në prill 2024, çka solli automatikisht hapjen e procedurave të dëbimit. Në tentativë për të ndalur këtë vendim, Zoto pretendoi se ishte viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore dhe se kishte ende një kërkesë azili në shqyrtim.

Megjithatë, në korrik 2025, gjyqtarët i dhanë fund betejës së tij ligjore, duke theksuar se rasti nxjerr në pah boshllëqet e sistemit të azilit. Aktivistët kërkojnë reforma urgjente për të ndalur abuzimet dhe përfshirjen e emigrantëve në rrjete kriminale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit