Në vend të një dreke të qetë familjare, një qytetare nga Durrësi u përball me një “menu” që nuk e kishte porositur. Pasi bleu një pako orizi në një pikë të rrjetit Big Market, ajo priste të shijonte një gatim cilësor por në vend të kësaj, mori falas dhjetëra krimba të gjallë.
Fillimisht, nuk i vuri re. Orizi dukej normal… deri në momentin kur përzierja në tenxhere filloi të “lëvizte” vetë. Krimbat, të papërmbajtur, u ngjitën në sipërfaqe sikur po kërkonin ajër, duke shokuar zonjën dhe shuar çdo oreks.
Çdo të kishte ndodhur nëse fëmijët e zonjës do të kishin konsumuar orizin me krimba?. Pyetje që, ndoshta, duhet t’ua bëjmë të gjithë atyre që janë përgjegjës për kontrollin e produkteve ushqimore që ndodhen në raftet e supermarketeve.
AKU nuk duhet të mjaftohet me fletë-procesverbalë dhe kontrolle “me sy mbyllur”. Konsumatorët kanë të drejtë të dinë çfarë po vendosin në tryezë, përpara se surprizat e tilla të përfundojnë në stomakët e fëmijëve tanë.