Banorët për sherrin në Korçë: I plagosuri djalë i edukuar, ndërsa autori sa kishte dalë nga burgu

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.08.2025, 10:11

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në një fshat të Korçës. Në një kafe, disa persona kanë debatuar me fjalë, akt i cili ka përfunduar në plagosje me thikë. Ari Kodra dhe Aleks Qiqi ishin në një tavolinë së bashku me disa persona të tjerë, ndërsa kanë nisur duke u ‘ngacmuar’ me fjalë me njëri tjetrin.

Pas debatit verbal, autori, Aleks Qiqi, është larguar për në banesë, ka marrë një thikë dhe është kthyer për të plagosur Ari Kodrën. Ndërsa personat e tjerë që kanë qenë në tavolinë kanë goditur fizikisht pas plagosjes autorin, duke i shkaktuar dëmtime por jashtë rrezikut për jetën.

Banorët shprehen se i plagosuri Kodra ishte i edukuar dhe jo problematik.

“Familje shumë e mirë, të edukuar. Sot nuk e di çfarë ndodhi, tani e mora vesh sa dola. Unë tani e mora vesh, por djali vjen nga një familje e shkëlqyer. Ata kanë jetuar këtu, tani kanë ikur jashtë, ishin jashtë erdhën këtu, nuk dolën mirë me punën dhe ikën prapë jashtë. Po kam kohë që s’e kam parë këtë djalin se dija se paska ardhur, por janë familje shumë e mirë”, shprehet një prej banorëve.

“E njihja këtë djalin, ka qenë në burg në Greqi edhe këtu. S’e di mire sa kohë ka që ka dalë nga burgu, po ka nja 1 muaj, nuk jam i sigurt. Djalin tjetër të plagosur e njihja, në Greqi është edhe ai, po kishte një vdekje këtu dhe ka ardhur. Vetëm kur dola unë dhe mora vesh që ja kishte futur me thikë ai. Nuk e di të jenë zënë, s’jam i sigurt. Nuk i njoh mirë as autorin, se ai më shumë në Greqi ka qenë sesa këtu”, shprehet një banor tjetër i zonës.

27-vjeçari Ari Kodra, i cili u plagos me thikë ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë Nga bluzat e bardha mësohet se i dëmtuari ka dëmtim poshtë shpatullës, në anën e zemrës dhe duhen kontrolle më të imtësishme, për të parë nëse i janë shkaktuar dëmtime të rënda që i rrezikojnë jetën. Qiqi ka dalë pak kohë më parë nga burgu, teksa ka qenë i dënuar për drogë. Gjithashtu, mësohet se ka qenë i dënuar edhe në Greqi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit