Plagosja në Korçë/ Aleks Qiqi qëlloi me thikë 27-vjeçarin pas debatit në kafe

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.08.2025, 09:35

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, rreth orës 19:00, në fshatin Mollaj të Korçës. Ngjarja ka ndodhur pas një debati verbal mes dy personave që ndodheshin në të njëjtën tavolinë me disa të tjerë. Pas konfliktit me fjalë, autori, Aleks Qiqi, 41 vjeç, është larguar për në banesë, ka marrë një thikë dhe është rikthyer për të goditur disa herë me mjet prerës 27-vjeçarin Ari Kodra, i cili ndodhet në spital në gjendje stabël, nën kujdesin e mjekëve.

Pas ngjarjes, personat që ndodheshin në tavolinë kanë reaguar duke goditur fizikisht autorin, i cili ka pësuar dëmtime, por është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka ndërhyrë dhe ka bërë të mundur arrestimin e Aleks Qiqit, i cili është transportuar në spital për mjekim dhe më pas është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Mjeti prerës i përdorur në plagosje është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Aleks Qiqi rezulton të jetë një emër i njohur për drejtësinë, pasi ka qenë më herët i dënuar për falsifikime dhe për trafik droge në Shqipëri, si dhe për shkelje ligjore në Greqi. Ai sa kishte dalë nga burgu.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit dhe për të përcaktuar motivet që çuan në përshkallëzimin e ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit