“I zgjuari” te Plepat futet kundravajtje, bllokon trafikun

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 15.08.2025, 21:16

Gjatë trafikut të madh këtë pasdite në zonën e Plepave, situata është përkeqësuar edhe më shumë nga disa drejtues mjetesh që, në vend të respektonin radhën, kanë zgjedhur të futen në kundravajtje.

Pamjet e dërguara në JOQ Albania tregojnë një automjet që lëviz kundravajtje, duke bllokuar plotësisht kalimin e mjeteve të tjera dhe duke krijuar kaos të plotë në qarkullim.

Shoferët e tjerë, të mbetur të bllokuar për kohë të gjatë, shprehen të revoltuar për mungesën e ndërhyrjes nga policia rrugore në menaxhimin e situatës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit