Rrugët kombëtare janë përfshirë këtë pasdite nga një trafik i rënduar, duke sjellë bllokime të gjata dhe kolaps në disa akse kryesore.
Qytetarë të shumtë kanë dërguar mesazhe, foto dhe video në redaksinë e JOQ Albania, ku tregojnë situatën e rënduar, veçanërisht në drejtim të Elbasanit, ku qindra mjete kanë mbetur të bllokuara për orë të tëra.
Probleme të ngjashme janë raportuar edhe në Durrës, ku tek rreth-rrotullimi i Plepave trafiku ka qenë pothuajse i paralizuar. Po ashtu, bllokime ka pasur edhe në rrugën e vjetër Plepa–Ndroq–Tiranë, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve.
Shkaku kryesor dyshohet të jetë fluksi i lartë i mjeteve në fundjavë, ndërsa shoferët shprehen të irrituar për mungesën e menaxhimit të trafikut në këto zona problematike.