Pas publikimit nga JOQ më herët sot, të denoncimit për transformatorin në Gjirin e Lalzit, që prej ditësh ishte kthyer në një “kurth” të hapur për këdo që kalonte aty pranë, OSHEE më në fund ndërhyri jo ashtu siç duhet, por të paktën ndërhyri. Transformatori u mbyll dhe iu vendos edhe një tabelë paralajmëruese.

Është e vërtetë që situata duket më e rregullt në shikim të parë, por një sy më kritik e kupton se nuk është vepruar 100% nga OSHEE. Siç shihet kabllot vazhdojnë të jenë të varura dhe të çrregullta. Nuk duket ndonjë mbrojtje shtesë kundër motit si shi, lagështirë, korrozion, që është e rëndësishme për një zonë afër bregdetit.

Pozicioni i kutisë dhe kabllove mund të rregullohet që të jetë në përputhje me standardet e instalimeve elektrike. Për momentin, ndërhyrja ngjan më shumë me një make up përpara një vizite inspektorësh, sesa me një rregullim teknik të plotë. Duhet të kryhet një inspektim i mirëfilltë teknik, Kjo zgjidhje sot është ende larg asaj që do të quhej punë e mbaruar.