Tërmet 3.5 i shkallës Richter në zonën e Krujës

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 15.08.2025, 18:42

Tirana dhe qarqet përreth janë tronditur këtë pasdite nga dy lëkundje tërmeti me epiqendër në zonën e Krujës.

Sipas të dhënave paraprake, tërmeti i fundit është regjistruar rreth orës 18:24 me magnitudë rreth 3.5 ballë. Lëkundjet janë ndjerë dukshëm në kryeqytet dhe disa zona përreth, duke shkaktuar shqetësim te banorët.

Më herët, rreth orës 17:44, një tjetër tërmet me magnitudë 3.1 ballë kishte goditur të njëjtën zonë. Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit