Deti sterr i zi, ku janë pushuesit në Golem?

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 15.08.2025, 18:13

Në një kohë kur pastërtia e plazheve duhet të jetë prioritet i çdo bashkie bregdetare, në Golem duket se realiteti është krejt tjetër.

Nga një video-mesazh i një qytetari, gjendja shfaqet skandaloze: deti nuk ka më nuancat e kaltërta të verës, por është kthyer në një masë uji të errët, ku ujërat e zeza derdhen pa asnjë kontroll, mbeturina kudo gjë e cila nuk të fton aspak për not.

Pushuesit, të zhgënjyer nga kjo pamje e trishtë, kanë zgjedhur të largohen përpara kohe, duke e lënë plazhin si një vend të braktisur në mes të sezonit turistik.

Në vend të gumëzhimës së verës, duket sikur aty ka mbetur vetëm heshtja dhe era e rëndë e papastërtisë.

E ndërkohë, Bashkia Kavajë me në krye Fisnik Qosen, duket se ka marrë “lejen vjetore” në kulmin e punës. Në vend që të mirëmbajnë plazhet e të mbrojnë imazhin e turizmit, kanë zgjedhur t’i lënë në mëshirë të fatit ndoshta me bindjen se vala e detit pastron gjithçka.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit