Një apartament në zonën e Astirit është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Loni Ligori” dhe për shkak të përhapjes së flakëve me shpejtësi, është djegur edhe një apartament tjetër në katin e tretë.
Zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje por ende nuk ka vënë nën kontroll flakët të cilat nuk dihet se nga se janë shkaktuar.
Banorët kanë arritur të dalin në kohë nga banesat pa u lënduar.