“Lamtumirë, ylli ynë i ndritur Erald!”, dedikimi prekës i shkollës për 14-vjeçarin e vrarë në Maliq

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 15.08.2025, 17:15

Dhimbje e thellë ka mbuluar fshatin e Pirgut pas lajmit tragjik për humbjen e 14-vjeçarit Eraldo Xhejo, i cili dje u godit për vdekje me thikë nga bashkëmoshatari i tij, Enedio Guri. Ngjarja e rëndë ka tronditur familjarët, miqtë dhe gjithë ata që e njihnin, duke lënë pas një boshllëk të pamatë.

Në një postim prekës në rrjetet sociale, Shkolla e Mesme e Bashkuar “Tafil Rexhepi” ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, duke kujtuar Eraldin si një djalë të dashur, të qeshur dhe plot jetë.

Edhe pse bankat e shkollës këtë verë janë bosh, zemrat e atyre që e kanë njohur janë të rënda. Mes dhimbjes dhe lotëve, banorët e Pirgut e kujtojnë Eraldon si një fëmijë me ëndrra të mëdha, ëndrra që u ndërprenë mizorisht.

Mesazhi i shkollës:

Lamtumirë, ylli ynë i ndritur Erald!

Sot zemrat tona janë më të rënda se kurrë. Humbëm jo thjesht një nxënës, por një djalë të mrekullueshëm, plot ëndrra, buzëqeshje dhe mirësjellje. Ti ishe shembull i përkushtimit, i dashurisë për dijen dhe i shpirtit të pastër.

Shkolla nuk do të jetë më e njëjta pa ty. Banka ku uleshe do të mbetet bosh, por kujtimet tona do të jenë gjithmonë plot me dritën që ti fale.

Fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur dhimbjen, por ti do të mbetesh përjetësisht në zemrat tona. U prehsh në paqe!

Ti nuk u largove, por u bëre engjëlli më i bukur i Parajsës! Ngushëllime familjarëve! Jemi bashkë me ju në këtë dhimbje të madhe!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit