Pas denoncimit nga JOQ, gjobitet shoferi që rrezikoi jetën e të miturit mbi kofano

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.08.2025, 17:07

JOQ Albania publikoi dje një video shqetësuese ku një djalë i vogël ishte filmuar duke qëndruar mbi kofanon e një makine në lëvizje në rrugën e Plepave, Durrës. Dëshmitarët treguan se kishin kërkuar disa herë nga drejtuesi i automjetit që të ndalonte, por ai ka vazhduar rrugën duke rrezikuar jetën e djalit dhe të të tjerëve.

Pas denoncimit të këtij incidenti në JOQ, policia, pas verifikimeve të rastit, u identifikua drejtuesi i mjetit, shtetasi E. Th., i cili u ndëshkua me 15,000 lekë gjobë dhe iu pezullua leja e drejtimit deri në vlerësimin e gjendjes psiko-motorike.

Dëshmitarët e këtij incidenti treguan për JOQ ALBANIA, se i kanë bërë thirrje disa here drejtuesit të mjetit që të ndalonte, por ai s’e ka bërë dhe ka vazhduar rrugën me djalin e mbështetur në kofano dhe mbi xhamin e përparmë.

Sipas tyre, djali në kofano mundohej të mbahej me duar, ndërsa automjeti lëvizte mes trafikut, duke rrezikuar jetën e tij dhe të të tjerëve në rrugë.

Policia Durrës

Lejoi qëndrimin e një të mituri, në tavanin panoramik të një automjeti në lëvizje, ndëshkohet me 15 000 lekë gjobë dhe i pezullohet leja e drejtimit.

Menjëherë pas publikimit në portalin "JOQ", të një video-je ku shfaqej kjo shkelje, shërbimet e Policisë Rrugore kryen verifikimet e duhura, si rezultat e të cilave u identifikua drejtuesi i automjetit, shtetasi E. Th..

Në përfundim të veprimeve për rastin ai u ndëshkua administrativisht me 15 000 lekë gjobë, për shkelje të neneve të 117 dhe 170 të Kodit Rrugor. Gjithashtu, këtij shtetasi iu pezullua leja e drejtimit, deri në vlerësimin e gjendjes psiko-motorike.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës falënderon median dhe qytetarët, për denoncimet, si dhe fton që të vijojnë të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit