Grupi i Ervis Çelës dhe Franc Çopjas, që operonte në trafikimin ndërkombëtar të drogës dhe armëve, ka një histori të frikshme të pasurive dhe parave të fshehura. Dosja hetimore, që ka zbuluar detaje të reja, tregon se organizata jo vetëm që trafikonin tonelata kokainë, por edhe armë, përfshirë 120 kg eksploziv C4. Hetimet tregojnë se pjesë e aktivitetit të grupit ishte dhe përdorimi i avionëve privatë për transportimin e drogës dhe armëve, ndërsa investimet masive u bënin në prona dhe ferma në Paraguay, ku ishin planifikuar gjithashtu operacione të tjera të pastrimit të parave.
Një prej episodeve më interesante të dosjes është një bisedë e përgjuar mes liderëve të grupit, Franc Çopja dhe Ervis Çela, ku ata diskutojnë fitimet nga trafiku i drogës dhe mënyrat e fshehjes së parave. Franc Çopja shfaq një mesazh të qartë për Ervisin, duke i thënë se ka fituar 2 milionë euro "nga hiçi", duke lënë të nënkuptohet se për ta, fitimet janë të menjëhershme dhe të pafundme. Po ashtu, në biseda të tjera, zbulohet se paratë që hynin nga trafiku i drogës ishin gjithashtu të shuma të mëdha që arrinin deri në 6 milionë euro, dhe këto dyshohen të jenë transferuar në Shqipëri përmes portit të Durrësit.
Të dhënat nga Sky ECC dhe përgjimet zbulojnë gjithashtu planet për blerjen e një ferme prej 7,500 hektarësh në Paraguay për 9 milionë dollarë. Ky është vetëm një nga shumë investime që grupi kishte bërë për të pastruar paratë e fituara nga trafikimi i drogës dhe armëve. Hetuesit janë në proces të hetimit për dy ngarkesa të mëdha të kokainës, njëra me 11.6 tonë që shkoi në Belgjikë dhe tjetra me 16.4 tonë që udhëtoi për në Gjermani, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar dimensionet e plota të këtij aktiviteti kriminal.