Pronari i servisit në Pogradec: I moshuari nga Shkodra më grabiti pasqyrën e BMW-së

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.08.2025, 16:47

Një vjedhje ka ndodhur në Pogradec, ku një zotëri i moshuar nga Shkodra, i cili kishte shkuar për pushime, ka vjedhur pasqyrën e një automjeti BMW pas një shërbimi në një servis të zonës.

Sipas pronarit të servisit, ngjarja ka ndodhur në datë 14 gusht. Siç shihet në video e regjistruar nga akmerat e sigurisë, i moshuar rrëmben xhamin e pasqyrës së makinës tip BMW dhe largohet.

Pronari i servisit kërkon që ngjarja të publikohet për të informuar opinionin dhe për të parandaluar raste të tjera të ngjashme dhe i bën thirrje të moshuarit për reagim.

"Përshëndetje JOQ. Ky zotëria i moshuar nga Shkodra ka ardhur me pushime në Pogradec dhe erdhi tek servisi im ku i bëra disa punime makinës së tij. Ai më vodhi xhamin e pasqyrës së BMË. Ju lutem postojeni", shkruan pronari i servisit për JOQ Albania.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit