Besimtarët ortodoksë kremtojnë sot festën e Shën Mërisë, ndezin qirinj e luten për paqe e mirësi

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.08.2025, 15:43

Besimtarët ortodoksë kremtuan më 15 gusht festën e Shën Mërisë, e njohur ndryshe si "Pashka e Vogël", me ceremoni të shumta nëpër manastire dhe kisha. Në Boboshticë të Korçës, u zhvillua një Liturgji Hyjnore e udhëhequr nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joani. Ceremonia u mbush me atmosferë shpirtërore dhe mblodhi qindra besimtarë, të cilët lutën për paqe, begati dhe mbrojtje.

Një tjetër moment i veçantë u zhvillua në Manastirin e Zvërnecit, ku besimtarët ndezën qirinj dhe u mblodhën mes natyrës së bukur dhe historisë të këtij vendi. Në këtë manastir, si dhe në shumë të tjerë, një thirrje e veçantë u bë për situatën e zjarreve që kanë përfshirë Shqipërinë, duke kërkuar pushimin e shpejtë të tyre dhe lutje për shpirtrat e të ndjerëve.

Gjatë Liturgjisë, Kryepiskopi Joani iu drejtua besimtarëve me fjalë ngushëlluese dhe me lutje për ata që po luftojnë me zjarret dhe për të gjithë ata që janë në rrezik. Po ashtu, ai bëri thirrje për solidaritet dhe mbështetje për ata që po vuajnë nga pasojat e kësaj katastrofe natyrore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit