Shqiptari në Londër paralajmëron patriotin: Hiq makinën nga rruga se ta kanë shkatërruar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.08.2025, 15:35

Një shqiptar i cili jeton në Londër, Angli i është drejtuar redaksisë tonë për të bërë një apel për një bashkatdhetar atje.

Ai thotë patrioti shqiptar ka parkuar makinën pranë rrethrrotullimit në Brentcrooss NW4, por aty ia kanë dëmtuar dhe përplasur makinat e tjera.

Ai ka dyshime se shqiptari, të cilin e ka dalluar nga varësja në pasqyrë, e ka lënë makinën prej një kohe të gjatë aty dhe ndoshta nuk e di çfarë I ka ndodhur.

Me anë të këtij postimi, ai I bën thirrje patriotit që ta largojë makinën pasi nëse e lë për shumë kohë do ia shkatërrojnë edhe më tepër.

Mesazhi i shqiptarit:

“Si kalimtar e pashë këtë makinë dhe nga varësja në pasqyrën kuptohet që shoferi është shqiptar. Po besoj që mund ta ndjekë faqen tuaj dhe ndoshta e sheh këtë mesazh. Ju lutem, përmes jush, i bëni thirrje që ta largojë makinën sa më parë, përpara se situata të përkeqësohet më tej.

Mjeti është i parkuar në zonën e rrethit të Brent Cross-it, NW4. Dyshoj se pronari ka shkuar me pushime, sepse makina duket se është lënë aty për një kohë të gjatë. Rruga është njëkahëshe dhe automjetet që kalojnë nga ajo anë, duket se e kanë goditur, pjesa përpara është totalisht e dëmtuar. Ju lutem, mbajeni anonime, sepse nuk kam lidhje me rastin, por po e bëj vetëm që bashkëkombësi ynë të informohet."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit