LVV ia shuan shpresat Nismës për postin e kryeparlamentarit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.08.2025, 15:18

Deputetja, e LVV-së Arbëreshë Kryeziu, ka vazhduar akuza drejt partitive opozitare për bllokim të konstituimit të Kuvendit.

Ndërsa, sa i përket koalicioneve të mundshme, Kryziu tha se së fundmi Kurti është takuar me përfaqësuesit politik të Nismës Socialdemokrate për arritjen e një marrëveshje, por sipas saj Nisma nuk mund të kërkojë postin e kryeparlamentarit me një fuqi politike që ka vetëm tre deputetë.

“Ne duhet të arrijmë në një standard kur partitë politike duhet të kërkojnë varësisht të fuqisë politike që e kanë. Në këtë rast mendoj se është gabim që një subjekt politik i cili i ka tre deputetë të kërkoj të marrë postin e kryeparlamentarit, ndërkohë që ne brenda LVV-ja kemi deputetë të cilët janë nga GUXO dhe Alternativa e që është dyfishi i numrit të deputetëve që i ka NISMA dhe të cilët nuk kanë kërkuar asnjëherë të marrin postin e kryepalamentarit’’, tha Kryeziu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit