Sipas një studimi të ri nga revista "Time Out", Bangkok është shpallur qyteti më i mirë për Gjeneratën Z në vitin 2025, duke i dhënë përparësi kritereve si përballueshmëria dhe lumturia. Të rinjtë në moshën 20-vjeçare e vlerësojnë kryeqytetin tajlandez si një destinacion ideal për të bërë miq të rinj dhe për të jetuar një jetë të ngarkuar me mundësi, falë trashëgimisë së pasur kulturore dhe atraksioneve të shumta. Bangkok ofron gjithashtu një skenë të gjallë sociale dhe është lehtësisht i arritshëm për këmbësorët, një faktor që e bën shumë tërheqës për këtë brez.
Në vendin e dytë renditet Melburni, i njohur për përfshirjen dhe diversitetin e tij. Të rinjtë e përshkruajnë qytetin si një vend ku mund të përjetojnë një atmosferë artistike dhe kulturore të pasur, duke vlerësuar cilësinë e jetës si të shkëlqyer. Në vendin e tretë është Cape Town, i cili është po ashtu një qytet që ofron një balancë të shkëlqyer mes natyrës dhe jetës urbane, duke i bërë bashkë njerëzit nga kulturat dhe shtresat e ndryshme sociale.
Ndër qytetet e tjera që janë në listë, New York, Kopenhagen dhe Barcelona janë veçuar për mundësitë që ofrojnë në fushën e jetës së natës, gastronomisë dhe aktiviteteve sociale. Po ashtu, qytete si Londra, Sidney dhe Paris mbeten destinacione të pëlqyera për Gjeneratën Z, që kërkon një atmosferë dinamike dhe të gjithëpërfshirëse. Ky renditje tregon se brezi i ri po kërkon qytete që ofrojnë mundësi për t’u shprehur, lidhur dhe ndjerë të përfshirë në një shoqëri të hapur dhe tolerant.