Banorët e fshatit Lalm në Vaqarr janë të shqetësuar për kushte të papranueshme jetese, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga Bashkia e Tiranës dhe Ujësjellës Kanalizimet Tiranë (UKT). Fshati, që prej kohësh nuk ka trotuar të rregulluar, është mbushur me bar dhe ka pasur shpesh dalje gjarpërinjsh, duke e bërë të rrezikshme ecjen për këmbësorët. Mungesa e infrastrukturës së duhur ka detyruar banorët të ecin në rrugën e makinave, çka rrit rrezikun për aksidente.
"Fshati Lalm në Vaqarr. Mirë që trotuar nuk ka, se është mbushur me bar e dalin gjarpërinj, e detyrohemi të ecim në rrugën e makinave, por tani kanë plasur ujërat e zeza, sepse kanë bllokuar tubat magazinat e reja poshtë", shkruan një nga banorët e fshatit Lalm në Vaqarr.
Sikur të mos mfatonte mungesa e trotuarit, tani banorët po përballen me shpërthimin e ujërave të zeza, pasi tubat që çojnë drejt magazinave të reja poshtë fshatit janë bllokuar. Ujërat e zeza kanë shpërthyer dhe kanë ndotur ambientin, duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve dhe duke shkaktuar një krizë të menjëhershme për ata që jetojnë në këtë zonë. Banorët kërkojnë me urgjencë ndërhyrjen e Bashkisë së Tiranës dhe Ujësjellës Kanalizimeve për të pastruar tubat dhe për të ndaluar shpërthimin e ujërave të zeza, si dhe për të krijuar kushte të sigurta.