Një person është goditur për vdekje nga një kamion sot në Pejë.
Lajmin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës teksa shtoi se viktima është 65 vjeçar
“Rasti ka ndodhur rreth orës 09:40, kur një kamion ka goditur për vdekje një këmbësor, rreth 65 vjeç, në lagjen Dardania, në rrugën ‘Ardian Krasniqi’.
Trupi i pajetë, me urdhër të prokurorit, është dërguar për obduksion,” deklaroi Gashi.
Ai po ashtu konfirmoi se shoferi i kamionit është dorëzuar në polici.