Kali që preku zemrat e shqiptarëve pasi mori djegie të konsiderueshme në trup nga flakët në Delvinë, është tashmë jashtë rrezikut për jetën. Kafsha ndodhet në një strehimore të posaçme, ku po merr kujdesin e nevojshëm veterinar.
Kali ka marrë të gjitha mjekimet e domosdoshme dhe po mbahet nën vëzhgim të vazhdueshëm. Aktivistët i kanë vendosur edhe një emër të veçantë “Delvina”, në nder të qytetit ku u shpëtua, pavarësisht se pronarët e lanë të lidhur kur zjarri përfshiu zonën!
“E quajtëm Delvina. Ka mbërritur në strehimore dhe është e sigurt në stallë. Ka pirë ujë, ka ngrënë, dhe veterineri i ka bërë infuzione bashkë me të gjitha trajtimet e nevojshme. Do t’ju mbajmë të përditësuar. Ndërkohë, le të lutemi që gjithçka të shkojë mirë. Misioni vazhdon”, shprehet aktivisti Endri Goxhaj.