Një pamje plot gjallëri ka ardhur nga një dasmë dibrane , ku protagoniste është bërë një nënë malësore. Me tupanin në duar dhe ritmin që s’të lë të rrish ulur, ajo ka ndezur atmosferën mes të ftuarve.
Me buzëqeshjen që nuk iu nda për asnjë çast, ajo ka shoqëruar këngët e vallëzimet, duke i dhënë festës një energji të veçantë e spontane, që vetëm gëzimi i sinqertë mund ta sjellë.
Ky moment i veçantë është kthyer në një kujtim të çmuar, që dëshmon se zemra e malësorit rreh gjithmonë në ritmin e gëzimit dhe tingujve të traditës.