Pas vizitës në Ballkan, Grenelli takon Trumpin dhe flet për investimet në Kosovë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.08.2025, 12:33

Emisari i Shteteve të Bashkuara për Misione të Veçanta, Richard Grenell, ka zhvilluar një takim me presidentin amerikan, Donald Trump, në Qendrën Kulturore Kombëtare Amerikane “Kennedy Center”, që udhëhiqet nga vetë Grenell.

Ky takim, i cili ka pasur për qëllim diskutimin e mundësive të zhvillimit dhe rindërtimit të Qendrës Kennedy, ka nxjerrë në pah angazhimin e Trump për të ruajtur dhe përmirësuar trashëgiminë kulturore amerikane. Grenell theksoi se Trumpi ka siguruar një alokim prej 257 milionë dollarësh për rinovimin e Qendrës Kennedy, duke e shpëtuar atë nga një situatë financiare dhe fizike kritike.

Në një postim në Instagram, Grenell e lavdëroi Presidentin Trump për rolin e tij kyç në shpëtimin e Qendrës Kennedy, duke e cilësuar atë si një lider të papërsëritshëm në fushën e ndërtimit dhe rindërtimit. Ai theksoi se Trump ka bindur Kongresin të alokojë buxhetin e nevojshëm për restaurimin e kësaj qendre të rëndësishme kulturore, e cila do të kthehet në ditët e saj të lavdishme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit