Pasi Taulant Balla u bë "bukëshkelë" me Hysenbelliun dhe harroi ta mbështesë publikisht në betejat e tij me shtetin, ky i fundit duket se nuk ka humbur kohë për të gjetur sponsora të rinj.
Fania ka vendosur t'i sulë Ramës të "fortin e Kuvendit" Mul Nokën.
Ai e ka ftuar Mulin të flasë për pabesinë që i bëri shteti duke i sekuestruar godinat ku punonte stafi rrogë-pa-marrë i News24, teksa me urdhër të shefit thurnin kronika pro qeverisë dhe arritjeve të saj.
Shpresojmë që pas këtij zhgënjimi, Fania të mos i përmendë darkat e drekat qyl Taulantit tek Prestige por t'i lidhë kontratë 3-vaktëshe Mulit.