“Pse më sheh?” Zbardhet dinamika e vrasjes së 14-vjeçarit, si nisi sherri

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.08.2025, 10:15

Një ngjarje tragjike ka tronditur mbrëmjen e së enjtes fshatin Pirg të Maliqit, ku një konflikt mes dy adoleshentëve ka përfunduar në vrasje. Viktimë ka mbetur 14-vjeçari Erald Xhejo, i cili u godit për vdekje me thikë nga një bashkëmoshatar i tij, gjithashtu 14 vjeç.

Sipas të dhënave paraprake nga grupi hetimor, dy të miturit janë takuar rastësisht në ambientet e një lokali në fshat, ku ishin të shoqëruar nga disa shokë të tyre. Konflikti verbal që nisi me fraza të tipit “pse më shikon?” ka degjeneruar në dhunë fizike, duke çuar në përdorimin e një thike që autori mbante me vete.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se konflikti mes dy adoleshentëve ka nisur që një vit më parë dhe nuk ishte zgjidhur. Policia ka arrestuar shokët që ndodheshin në vendngjarje për veprat penale "moskallëzim krimi" dhe "veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".

Autori i dyshuar është ndaluar dhe ndaj tij po zhvillohen hetime për veprën penale të "vrasjes me dashje".

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Korçës, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit