Koci: Gjendja politike është alarmante, qytetarët po heshtin – politikanët po e shfrytëzojnë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.08.2025, 09:20

Avokati i Arianit Koci ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social, Facebook lidhur me situatën aktuale politike në vend, duke shprehur shqetësimin për vonesat e Gjykatës Kushtetuese dhe mungesën e reagimit qytetar.

Ai gjithashtu kritikoi pasivitetin e qytetarëve përballë zhvillimeve politike në vend, duke shkruar se të vetmin reagim që e bëjmë, është ai në rrjete sociale.

“Gjendja politike është alarmante. Nuk kemi kohë. Pse Gjykata Kushtetuese e vonon kaq shumë arsyetimin? Kujt po i shërben?”, shkroi Koci.

“Në fund, ne kemi faj. Populli. Nuk reagojmë, nuk protestojmë! Veç ankesa në rrjete sociale, prej rehatisë së shtëpisë. E politikanët po e shfrytëzojnë këtë pasivitet qytetar”, vijoi ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit