“Shfaqem kur ty s’ta pret mendja”/ Postonte foto me armë në rrjete sociale, ky është 14-vjeçari që vrau bashkëmoshatarin e tij në Maliq

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 15.08.2025, 00:45

Personi që shihni në foto është Enedio Guri, 14-vjeçari i dyshuar si autor i vrasjes së bashkëmoshatarit të tij, Erald Xhejo. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme në ambientet e jashtme të një lokali në fshatin Pirg, Maliq.

Në disa foto që po qarkullojnë në rrjete sociale, Guri shihet duke pozuar me një armë gjahu, ndërsa mbi imazhe ka vendosur mbishkrime provokuese si: “Mos më kërko, unë nuk vij” dhe “Por shfaqem, kur ty s’ta pret mendja”. Në krah mban një tatuazh me formën e një kallashnikovi.

Dy shokë të të miturve, të cilët kanë folur jashtë kamerave, tregojnë se mes autorit të dyshuar dhe viktimës kishte pasur më parë një konflikt verbal. Ata e përshkruajnë Gurin si një adoleshent të lëvizshëm dhe shpesh problematik me bashkëmoshatarët.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se takimi i tyre nuk ishte i planifikuar. Të dy ndodheshin rastësisht në të njëjtin lokal, kur njëri prej tyre kërkoi të sqarohej. Në këtë moment, Enedio Guri dyshohet se ka nxjerrë një mjet prerës nga xhepi dhe ka goditur për vdekje shokun e tij.

Policia ende nuk ka gjetur armën e krimit, e cila dyshohet të ketë qenë një thikë, dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit