Vajza vë në dilemë kuksianin që jeton në Britani: Mua apo Londrën?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14.08.2025, 23:53

Një i ri shqiptar nga Kukësi, që prej kohësh jeton në Londër, i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të ndarë një histori sa romantike aq edhe gazmore.

Një vajzë me emrin Anxhi ka vendosur t’i shprehë ndjenjat në mënyrë krejt të veçantë: ajo ka përgatitur një banderolë dhe e ka vendosur në një mbikalim në Tiranë, ku shkruhet:

"Adi, o Kuks të dua, kë do, Londrën apo mua? Anxhi"

Mesazhi i drejtpërdrejtë dhe vendi strategjik ku është vendosur kanë bërë që banderola të tërheqë vëmendjen e kalimtarëve dhe të shpërndahet me shpejtësi në rrjete sociale.

Tani dilema mbetet tek Adi: të zgjedhë Londrën, me gjithë jetën e saj të shpejtë, apo Anxhin, që e pret me një deklaratë dashurie të varur mbi rrugët e kryeqytetit?

Po ju, si do vepronit po të ishit në vendin e Adit, do zgjidhnit Londrën apo Anxhin?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit