Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi ngjarjen e rëndë që tronditi dje fshatin Pirg të Maliqit, ku humbi jetën 14-vjeçari Erald Xhejo.
Mësohet se viktima dhe autori i dyshuar, Enedio Zguri, po ashtu 14 vjeç, ishin konfliktuar një ditë më parë. Për të zgjidhur mosmarrëveshjen, ata kishin rënë dakord të takoheshin në një lokal në fshatin fqinj.
Takimi, që kishte për qëllim “sqarimin”, përfundoi tragjikisht, pasi gjatë bisedës situata u tensionua dhe Zguri dyshohet se goditi me thikë shokun e tij, duke i shkaktuar plagë fatale.
Hetimet po vijojnë për të zbardhur motivet e sakta dhe rrethanat e plota të ngjarjes që ka tronditur thellë komunitetin lokal.