Pas tragjedisë së ndodhur pasditen e sotme në fshatin Pirg të bashkisë Maliq, ku një konflikt mes dy të miturve përfundoi me vdekjen e një 14-vjeçari, janë zbuluar emrat e të përfshirëve.
Viktima është identifikuar si Erald Xhejo, ndërsa autori i dyshuar, po ashtu 14 vjeç, është Enedio Zguri. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:30 në ambientet e një lokali, ku pas një sherri mes tyre, dyshohet se Zguri e goditi Xhejon me thikë, duke i shkaktuar plagë të rënda.
Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, i mituri nuk mundi të mbijetonte. Autori i dyshuar është në spital për mjekim dhe ndodhet nën mbikëqyrjen e Policisë. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht motivet e ngjarjes.