E rëndë në Maliq, 14-vjeçari vritet me thikë nga shoku

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 14.08.2025, 18:57

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot pasdite fshatin Pirg të Maliqit. Rreth orës 17:30, në ambientet e një lokali, një konflikt mes dy adoleshentëve, të dy 14-vjeçarë, ka degjeneruar në dhunë fatale.

Gjatë përplasjes, një prej të miturve, me iniciale E. Xh., është goditur me thikë, duke marrë plagë të rënda. Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, ai ka ndërruar jetë në spital.

Bashkëmoshatari i tij, i dyshuar si autor i sulmit, është gjithashtu në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën mbikëqyrjen e Policisë.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon intensivisht për të zbardhur motivet dhe rrethanat e sakta të kësaj tragjedie që ka tronditur komunitetin lokal.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit