Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane në aeroportin e Comiso-s, në Siçili, pasi u kap me një thikë të fshehur në valixhe.
Sipas mediave italiane, shqiptari, i cili kishte qëndrim të ligjshëm në Itali, po përgatitej të udhëtonte drejt Tiranës kur policia zbuloi sendin e ndaluar gjatë kontrollit të bagazheve.
Thika, me teh rreth 7.5 cm dhe një element metalik, ishte fshehur brenda valixhes së tij. Pas sekuestrimit të sendeve, 39-vjeçari u dërgua në Prokurorinë Publike pranë Gjykatës së Raguzës, ku u procedua në gjendje të lirë.
Autoritetet italiane kujtojnë se mbajtja dhe transportimi i mjeteve të mprehta në avion përbën shkelje të rëndë të rregullave të sigurisë ajrore dhe ndëshkohet sipas ligjit.