Skandalizohet qytetarja: Tre vajzat me makinë ndërrojne bebelinën e foshnjës dhe e hedhin para banesës së saj

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14.08.2025, 19:08

Pamjet që shihni, të dërguara në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetare, tregojnë një skenë të turpshme mungese kulture dhe papërgjegjshmërie.

Tre vajza, ditën e djeshme, kanë ndaluar makinën para një banese, ndërrrojnë bebelinën e një bebi dhe, më pas, pa asnjë hezitim, e hedhin në tokë bebelinën e përdorur dhe letrat e pista, duke ndotur ambientin para banesës së qytetares.

E skandalizuar nga ajo që ndodhi, qytetarja shprehet:

"Përshëndetje JOQ, dua të publikoj këtë video ku tre vajza sot përpara shtëpisë sime kanë ndaluar me makinë, siç shihet edhe në video, kanë ndërruar një fëmijë dhe i kanë hedhur bebelinat dhe letrat e pista pa pikë turpi dhe edukate përpara banesës sime. Unë nuk i njoh këto vajza fare, por kushdo që të jeni, turp të keni!"

Komentet mbi këtë skenë të pakëndshme ju takojnë juve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit