Unioni i gazetarëve të “Roskovecit” elozhe Prodës!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.08.2025, 16:43

Më 9 gusht, liria e fjalës mori një tjetër goditje, policia ndërhyri në godinën e News24, u ndërpre furnizimi me energji elektrike dhe u ndalua transmetimin. Gazetarët, përballë presioneve të vazhdueshme dhe vonesave të pagave, u lanë vetëm, ndërsa institucionet që duhet t’i mbronin heshtën.

Në një vend normal, solidariteti mes gazetarëve do të ishte instinktiv. Por në Shqipëri duket se prioriteti i disa institucioneve është servilizmi. Sot Unioni i Gazetarëve Shqiptarë të Fierit nderuan drejtuesin madhor Ilir Proda me certifikatë mirënjohje për “bashkëpunim transparent”, ndërkohë që heshtën për kolegët e sulmuar.

Ky paradoks tregon se liria e fjalës është e braktisur edhe nga vetë profesionistët që duhet ta mbrojnë. Solidariteti gazetaresk është i shtrenjtë, por është themeli i profesionit. Nëse nuk mbështesim njëri-tjetrin kur jemi sulmuar, humbasim vetë kuptimin e profesionit tonë. Gazetarët e News 24 janë sot në rrugë dhe kjo për shkak të heshtjes kolektive që e lejon atë të ndodhë.

Gazetarët e sinqertë janë ata që luftojnë për informim të ndershëm, edhe kur presioni politik është i fortë. Heshtja dhe servilizmi nga unioni i gazetarëve të "Roskovecit" nuk janë vetëm ofendim ndaj tyre, por edhe ndaj publikut. Solidariteti mes gazetarëve është i vetmi mburojë kundër presioneve dhe sulmeve të qeverisë dhe pa të, profesioni ynë humbet çdo kuptim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit