Një ngjarje e rëndë dhe është raportuar në zonën e Farkës së Vogël, Tiranë. Sipas një denoncimi të mbërritur pranë redaksisë sonë, një qen, që dyshohet të jetë i një familjeje, është përplasur nga një automjet dhe për pasojë është plagosur rëndë .
Qytetari bën me dije se kafsha nuk është në gjendje të lëvizë, pasi ka të dëmtuara këmbët e pasme, ndërsa rrezikon seriozisht jetën për shkak të temperaturave të larta.
Bëhet apel për të gjithë banorët e zonës, veçanërisht për pronarin e mundshëm të qenit, si dhe për punonjësit e bashkisë që merren me kujdesin ndaj kafshëve, që të ndërhyjnë sa më parë për t’i ofruar ndihmën e nevojshme.
Çdo minutë është jetike për shpëtimin e tij.
Mesazhi i qytetarit:
Kanë shtypur një qen, që duket si qen familjar, në Farkë të Vogël, Tiranë. Ndoshta i zoti i qenit po e kërkon dhe mund ta ndihmojë, ose mund ta shohë ndonjë punonjës i bashkisë që merret me përkujdesjen e kafshëve.
Ju lutem, sepse ai nuk ecën dot, i ka të dëmtuara këmbët e pasme dhe, në këto temperatura, mund të ngordhë.