Një tender me fond limit 27 MILIARD Lekë për Rrugën Kashar–Vaqarr Faza II ka shpallur së fundmi fitues një bashkim kompanish të dyshimta.
Gentian Gjyli në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar ka shpallur fituesin e tenderit me vlerë 22 MILIARD Lekë për ndërtimin e segmentit rrugor Kashar–Nyja Vaqarr, Faza II, një projekt i financuar nga buxheti i shtetit dhe pjesë e Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor.

Fitues rezulton kompania "Elmazaj shpk" e cila në dokumente figuron në pronësi të Shkëlqim Elmazaj (50%), Mirel Elmazaj (50%) dhe "INC SPA" në pronësi të Claudio Dogliani, shtetas italian.
Është komoania që ka përfituar rikonstruksion e linjës hekurudhore Durrës-Tiranë dhe ndërtimin e linjes së re hekurudhore për në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit-Tiranë, Vorë, Muçaj.
Burime pranë sektorit të prokurimeve dyshojnë se INC SPA mund të jetë një strukturë e kamufluar nën emrin e tjetërkujt, duke shfrytëzuar emrin në letra të shtetasit italian si fasadë për të hyrë në tregun e projekteve publike me vlera të larta.
Tenderi ka ngjallur diskutime, pasi nga 13 operatorë konkurrues janë skualifikuar të gjithë, bashkë me atë aë ka dhënë ofertën ekonomike më të ulët.