Eskortat VIP që sfidojnë ligjin: Industria e fshehtë që po lulëzon në Shqipëri

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 14.08.2025, 15:33

Në Shqipëri, prostitucioni i luksit është kthyer në një skenë të hapur, por të paprekshme për ligjin. Shumë vajza të njohura të showbiz-it, këngëtare, modele dhe influencuese, shfaqen si yje në publik, ndërsa në prapaskenë operojnë si eskorta për klientët më të pasur dhe më të rrezikshëm të vendit.

Shifrat janë marramendëse: një eskortë VIP ka përfituar deri në 150 mijë euro për vetëm një javë nga një bos i njohur i krimit, ndërsa të tjera marrin 10 deri në 20 mijë euro për një fundjavë luksoze në Dubai apo destinacione të ngjashme. Marrëveshjet afatgjata kapin shuma që shkojnë në qindra mijëra euro për një klient të vetëm.

Kjo industri e paligjshme gjeneron miliona euro në vit, të gjitha jashtë ekonomisë formale. Nëse këto të ardhura do të tatoheshin, buxheti i shtetit do të siguronte shuma të mëdha, por për sa kohë prostitucioni mbetet ilegal dhe institucionet mbyllin sytë, përfituesit kryesorë mbeten krimi i organizuar dhe vetë “VIP”-at që e kanë kthyer trupin në biznesin më fitimprurës të vendit.

Pyetja që ngrihet është e qartë: A ka ardhur momenti që prostitucioni të legalizohet dhe të tatohet, duke sjellë kontroll dhe transparencë, apo Shqipëria do të vazhdojë të jetë një parajsë për prostitucionin luksoz dhe paratë e pista?

Heshtja institucionale në këtë rast është bashkëfajësi. Sa më shumë të tolerohet fenomeni, aq më shumë forcohet një kulturë ku krimi, paratë e zeza dhe showbiz-i shkrijnë kufijtë, duke krijuar një realitet ku ligji është thjesht një iluzion.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit