Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të enjte qytetin e Pogradecit, ku një 33-vjeçar humbi jetën në rrethana dramatike.
Sipas informacioneve të paraprake, i riu u vetëhodh nga kati i katërt i pallatit ku banonte, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Paraprakisht dyshohet se i riu vuante nga probleme të shëndetit mendor ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.
Pogradec/Informacion paraprak:
Rreth orës 12:40, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte, në lagjen Nr. 1, shtetasi R. H., rreth 33 vjeç, i cila si pasojë humbi jetën.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.