Raporti i DASH: Shqipëria ngec në të drejtat e njeriut, shqetësues paraburgimi i zgjatur

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 14.08.2025, 14:38

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin vjetor për të drejtat e njeriut, ku për Shqipërinë gjatë vitit 2024 konstatohet se nuk ka pasur përmirësime të ndjeshme në këtë fushë.

Në dokument theksohet se qeveria shqiptare ka ndërmarrë hapa të besueshëm për të identifikuar dhe ndëshkuar zyrtarët e përfshirë në shkelje të drejtave të njeriut. Megjithatë, fenomeni i arrestimeve dhe paraburgimeve të zgjatura pa akuza mbetet një plagë e hapur.

Avokati i Popullit dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit kanë ngritur shqetësimin se periudha e gjatë e paraburgimit para gjykimit vijon të jetë problem i përsëritur. Ligji parashikon që hetimet paraprake të përmbyllen brenda tre muajve me mundësi zgjatjeje nga prokuroria dhe që paraburgimi të mos kalojë afatin trevjeçar. Por, mungesa e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe burimet e kufizuara, shpesh e zvarrisin procesin.

Raporti nënvizon se sistemi gjyqësor pengohet nga menaxhimi joefikas, mungesa e infrastrukturës së përshtatshme dhe pamundësia për të siguruar avokatë e dëshmitarë në seanca, çka çon në vonesa të shumta gjyqësore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit