Në Tushemisht të Pogradecit, flamuri kombëtar duket se ka hyrë në listën e monumenteve të “trashëgimisë së lënë pas dore”. I grisur, i zverdhur nga dielli dhe i shqyer nga era, ai valëvitet në hyrje të zonës si një kujtesë e gjallë si pasojë e neglizhencës së Bashkisë të drejtuar nga Ilir Xhakolli.
Një qytetar ka dërguar pamje teksa shprehet i shqetësuar për mungesën e mirëmbajtjes së flamurit, duke theksuar se një simbol kaq i rëndësishëm për identitetin kombëtar nuk duhet të lihet në këtë gjendje. Qytetari thotë se është turp që një simbol kaq i rëndësishëm të lihet në një gjendje kaq të mjerueshme.
Ky është një tregues i mungesës së vëmendjes nga ana e autoriteteve lokale. Bashkia duhet të ndërhyjë sa më parë për zëvendësimin e flamurit. Është e papranueshme që në hyrje të Tushemishtit të qëndrojë një simbol kombëtar në gjendje të tillë. Kujdesi për flamurin nuk është vetëm çështje estetike, por respekt ndaj historisë dhe sakrificave të kombit.
“Përshëndetje JOQ ALBANIA. Shikoni Flamurin në Tushemisht se si e ka lënë Bashkia, në gjendje të mjerueshme. Shikoni flamurin në Tushemisht. Turp i madh! Shikoni në çfarë gjendje është. O Tushemishti, as lekë për një flamur nuk keni? Ça mostrash janë këta”, shprehet qytetari.