Delet e gjora të djegura nga flakët e zjarrit

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 14.08.2025, 14:09

Deklaratë e fortë në rrjete sociale: “Më dhimbsen më shumë delet e djegura në Shqipëri, sesa ‘delet’ me dy këmbë”

Një reagim i ashpër në rrjetet sociale po bën xhiron e internetit, pas publikimit të një statusi ku autori shpreh dhimbje për kafshët e djegura nga zjarret, por jo për ata që ai i quan “delet me dy këmbë” – njerëzit që votojnë, heshtin dhe më pas përballen me pasoja tragjike.

“Më vjen keq për kafshët që digjen në flakë, por s’kam asnjë mëshirë për delet me dy këmbë që i vënë zjarrin vetes. Fajin e kanë ata që votojnë dhe pastaj heshtin kur u digjet shtëpia, pylli dhe atdheu. Ato kafshë janë të pafajshme, por njerëzit që i shërbejnë ‘Sulltanit’ e meritojnë çdo flakë që i përpin,” shkruan ai.

Autori vazhdon me një krahasim të fortë, duke thënë se delja nuk reagon as kur i pritet fyti apo digjet, por dorëzon shpirtin në heshtje – një sjellje që sipas tij u ngjan qytetarëve pasivë. “Më shumë më dhimbsen këto dele të djegura në Shqipëri, sesa ato ‘delet’ me dy këmbë,” përfundon statusi, i cili ka ndezur debat të madh mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të këtij qëndrimi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit