“Ashim Doma, rilindasi i Edi Ramës që po iu grabit ujin banorëve të fshatit Kurdari përmes HEC-it”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.08.2025, 14:04

Banorët e fshatit Kurdari, në zonën e Matit, vazhdojnë të kundërshtojnë me forcë ndërtimin e hidrocentralit Doma mbi lumin e Lusës, një projekt që ka shkaktuar protesta të shumta dhe bllokime të punimeve. Kompania "Global Interprise Group" po tenton të vazhdojë realizimin e këtij projekti, por banorët kanë qëndruar të palëkundur, duke bllokuar makineritë dhe zhvilluar protesta të shumta në terren.

Sot, një banor i fshatit ka shpërndarë një deklaratë të fuqishme, duke e akuzuar biznesmenin Ashim Doma, një figurë e njohur për lidhjet e tij me qeverinë, si pjesë të grupit investues të projektit. "Ky është biznismeni Ashim Doma, rilindasi i Edi Ramës, që po kërkon t’ja grabisë ujin e fshatit Kurdari," shkruan ai, duke theksuar se ky projekt do të dëmtojë rëndë mjedisin dhe jetesën e banorëve të zonës.

Banorët kanë shprehur shqetësimin e tyre për pasojat që ky projekt mund të ketë mbi jetesën e tyre, duke e konsideruar ndërtimin e HEC-it një rrezik për burimet e ujit dhe për bujqësinë që mbështet ekonominë e fshatit. Ata kanë bërë thirrje për një ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për të ndaluar punimet dhe për të mbrojtur interesat e komunitetit.

Sipas deklarimeve të banorëve, prej vitesh jetesa e tyre është mbështetur tek prodhimet bujqësore dhe kultivimi i pemëve, që kërkojnë ujitje të përditshme. Çdo ndërhyrje në rrjedhën e ujit rrezikon të shkatërrojë ciklin e prodhimit dhe të lërë familjet pa të ardhura.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit