‘Tornado’ godet shqiptarin, i gjenden të fshehura 700 mijë € cash

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.08.2025, 12:34

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të gjerë nga autoritetet italiane, pasi dyshohet se kishte një rol udhëheqës në një organizatë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe pastrimin e parave.

Policia Financiare e Brescias ka sekuestruar mbi 700,000 euro para të gatshme, pasuri të paluajtshme, aksione kompanish dhe llogari bankare, të cilat i përkisnin të dyshuarit ose ishin të lidhura me të në mënyrë të tërthortë.

Masa u ekzekutua me urdhër të Gjykatës së Brescias, në kuadër të Operacionit “Tornado”, një aksion i koordinuar që kishte çuar më herët në arrestime dhe masa paraprake ndaj të dyshuarve të përfshirë.

Sipas Guardia di Finanza, hetimet zbuluan një mospërputhje të theksuar midis jetesës luksoze të të dyshuarit dhe të ardhurave të deklaruara nga ai dhe familja e tij. Përmes përgjimeve, analizave të llogarive bankare, transaksioneve të dyshimta dhe kontrolleve të thelluara të aseteve, u ndërtua profili i një rrjeti të sofistikuar kriminal, ku shqiptari luante rolin e “pastruesit” të parave.

Operacioni hedh dritë mbi rrugët ndërkombëtare të qarkullimit të të ardhurave të paligjshme dhe mënyrën se si ato riinvestohen për të fshehur origjinën e tyre kriminale. Autoritetet italiane vijojnë hetimet në bashkëpunim me agjencitë ndërkombëtare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit