Zjarret nuk kursejnë asgjë, flakët shkrumbojnë kishën në Delvinë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.08.2025, 11:52

Delvina dhe Gramshi janë dy prej qyteteve më të prekura dhe me më shumë dëme nga zjarret e rëna gjatë ditëve të fundit.

Mbrëmjen e kaluar Delvina u rrethua nga zjarri, duke vënë në alarm spitalin dhe depot e naftës. Në fshatin Lefterhor, zjarri ka djegur plotësisht Kishën e fshatit, ku në këmbë kanë mbetur vetëm katër muret.

Ndërkohë zjarret kanë shkatërruar edhe dhjetëra shtëpi, dëmtuar e djegur qindra kafshë ndërsa shumë banorë janë evakuuar. Flakët dhe tymi vijojnë ende në disa vatra aktive, ndërkohë që forcat zjarrfikëse dhe ato të armatosura po luftojnë nga toka dhe ajri.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 37 vatra aktive në të gjithë vendin. Temperaturat ekstreme dhe era favorizojnë përhapjen, ndërsa banorët kanë mbetur mes tymit, frikës dhe pasigurive.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit