Zjarret më shkatërrues në 13 vite, Sistemi Europian i Klimës: “Në Shqipëri janë djegur 49 ha tokë”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 14.08.2025, 11:31

Shqipëria po përjeton një nga vitet më të rënda në historinë e saj të 13 viteve të fundit për nga përmasat e zjarreve.

Sipas të dhënave të Sistemit Europian për Monitorimin e Zjarreve dhe Pyjeve, vetëm në shtatë muajt e parë të këtij viti janë djegur mbi 49 mijë hektarë tokë shifra më e lartë e regjistruar që prej vitit 2012, kur në të gjithë vitin u dogjën rreth 53 mijë hektarë. Aktualisht, në rang vendi janë regjistruar 93 vatra aktive zjarresh.

Edhe pse autoritetet deklarojnë se situata është nën kontroll, plagët që flakët kanë lënë pas janë të thella. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka ngritur grupe pune për monitorimin e fermave dhe gjendjes së kafshëve në zonat e prekura, kryesisht në bashkitë Delvinë,

Në Njësinë Administrative Aliko të Finiqit, zjarret kanë djegur kullota dhe parcela me ullinj, por fatmirësisht nuk ka humbje bagëtish. Fermerët janë udhëzuar për masat mbrojtëse në rast rreziku. Ndërkohë, në Njësinë Administrative Dhivër janë dëmtuar sipërfaqe të gjera kullotash e ullishtesh, duke detyruar evakuimin e fermave drejt zonave më të sigurta.

Situata është më e rëndë në bashkinë Delvinë, ku dyshohet për djegien e një ferme me 25 krerë të imtash dhe 9 parqe bletësh me gjithsej 500 zgjoje.

Në Gramsh, flakët kanë shkrumbuar bagëti dhe bletë në disa fshatra. Në Skënderbegas, Arunas, Shëmbërdhenjë, Bletës dhe Kullollas, janë regjistruar humbje të rënda: 9 krerë gjedh, 95 krerë të imtash dhe 50 zgjoje bletësh

Kafshët e ngordhura po groposen sipas protokolleve veterinare. Deri tani janë groposur 39 krerë bagëtish të imta dhe gjedh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit