133 krerë bagëti dhe mbi 600 zgjoje bletësh të djegura nga zjarret, nis groposja e tyre

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.08.2025, 10:23

Zjarret e ditëve të fundit në zonat rurale të Shqipërisë kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në sektorin e blegtorisë dhe bletarisë, veçanërisht në bashkitë Delvinë, Gramsh dhe Finiq.

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) raporton se si pasojë e flakëve janë djegur 133 krerë bagëti dhe mbi 600 zgjoje bletësh.

Në fshatin Sirakat të Bashkisë Finiq, një stallë me katër viça u shkatërrua plotësisht, ndërsa u dogjën edhe 197 zgjoje bletësh. Në Bashkinë Delvinë, dëmet prekin 25 krerë të imta dhe rreth 500 zgjoje bletësh në nëntë parqe bletësh. Ndërkaq, në fshatrat e Gramshit janë dëmtuar 9 krerë gjedh, 95 krerë të imta dhe 50 zgjoje bletësh.

Grupet e punës të AKVMB janë në terren për të vlerësuar plotësisht dëmet dhe një nga prioritetet kryesore është groposja e kontrolluar e kafshëve të ngordhura për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve, ku deri tani janë groposur 39 krerë bagëti.

Autoritetet u bëjnë thirrje fermerëve të bashkëpunojnë me institucionet për të mbrojtur shëndetin e kafshëve dhe kanë udhëzuar për masat e sigurisë dhe evakuimin e bagëtive nga zonat e rrezikuara.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit