Gramshi digjet, drejtorët krihen

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 14.08.2025, 10:02

Një denoncim i fortë ka mbërritur nga qyteti i Gramshit, ku dy zyrtarë lokalë, Besmira Qose, Drejtoresha e Shëndetit Publik, dhe Albert Ceci, Nënprefekt i zonës, janë fotografuar në sfondin e flakëve, në një moment që ka shkaktuar reagime të ashpra.

Duke pasur parasysh situatën e rënduar që po kalon qyteti, ku qindra familje janë djegur dhe kanë mbetur pa strehë, qartazi kuptohet se vendi digjet e shteti krihet...

“Këto pamje janë të papranueshme, kur njerëzit këtu kanë humbur gjithçka,” shprehet denoncuesi.

Fotot, që po qarkullojnë në rrjet, tregojnë dy zyrtarët pranë zonave të prekura nga zjarri, duke shtuar zemërimin e banorëve dhe thirrjet për përgjegjësi morale në një kohë tragjedie.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit