Banorët i japin ujë kalit të djegur

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 14.08.2025, 09:52

NA SHKRUANI NËSE KENI INFO SE KU NDODHET KAFSHA E PO ASHTU KËRKOHET NDIHMË VETERINARE PËR KALIN E GJORË

Pamje tronditëse po qarkullojnë nga një prej zonave të përfshira nga zjarret, ku një kalë u la i lidhur me litar në qafë dhe i lënë në mëshirë të flakëve. Pronari, duke u larguar për t’i shpëtuar zjarrtit, e ka braktisur kafshën, e cila ka pësuar djegie të rënda që i kanë zhveshur mishin.

Kali, i rraskapitur, ka mbijetuar mrekullisht. Ai ëshrë filmuar teksa përpiqet të pijë ujë. Pamjet kanë shkaktuar zemërim të madh, duke rikthyer në vëmendje trajtimin çnjerëzor që shpesh u bëhet kafshëve të punës.

Ky rast vjen vetëm pak ditë pas ngjarjes së Llogarasë, ku një person qëlloi me armë mbi një tufë prej 20 kuajsh, duke vrarë katër prej tyre, episod që tronditi opinionin publik dhe shtoi thirrjet për ndëshkime të rënda ndaj autorëve të abuzimit me kafshët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit